Aktualitet dhe Lajme

Shqipëri-Itali, formacionet zyrtare: Sylvinho hedh në fushë ‘luftëtarët’, Strakosha dhe Ajeti nga minuta e parë

Share

Stadiumi i Dortmundit sot pret një ndeshje shumë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën. Kuqezinjtë e Silvinjos nisin rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje ndaj Kampioneve në fuqi të Italisë.

Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi nga një anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut. Ndërsa nga ana tjetër është entuziazmi kuqezi i mbështetur nga një dallgë e madhe tifozësh që ka pushtuar Dortmundin në ditën e sotme duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar formacionin zyrtar që do luajë në ndeshjen Itali – Shqipëri këtë të shtunë në 21:00 në Dortmund, sfidë që vlen për Grupin B të Euro 2024.

Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asan, Seferi, Broja Trajner: Sylvinho./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button