Aktualitet dhe Lajme

Zjarri në Shkodër/ Zbardhet ngjarja: Dy të mitur shkaktuan zjarrin duke luajtur

Share

Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër është zbardhur nga policia. Hetimet kanë vijuar intensivisht në tregun e rrobave të përdorura. Në këtë vendndodhje u shkaktuan dëme të shumta materiale si pasojë e zjarrit të rënë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut. Ata dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button