Shkundet sërish Indonezia, goditet nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë

Share

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot zonën pranë ishullit indonezian të Sumatrës.

Sipas agjencisë gjeofizike të Indonezisë, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 29 kilometrash. Lëkundjet u regjistruan në zonën përreth Sumatrës, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha.

Tërmeti i sotëm vjen pak ditë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.7, që goditi pjesën lindore të Indonezisë dhe shkaktoi dhjetëra viktima.


starnews.al

Reklama
Back to top button