Aktualitet dhe Lajme

Shiste kokainë në lagjet e Kominatit, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Share

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.H, të cilit i janë gjetur në banesë doza kokainë, që sipas policisë i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Kokaina është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button