Aktualitet dhe Lajme

Shembet një ndërtesë në Palma De Mallorca, humbin jetën 4 persona dhe 16 të tjerë u plagosën

Share

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën, pasi një ndërtesë u shemb në një plazh në Palma De Mallorca.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ndërtesa Medusa Beach Club, ishte një ndërtesë dykatëshe.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se situata po monitorohet nga afër dhe se qeveria e tij do të ishte e gatshme të vendoste të gjitha mjetet dhe personelin që janë të nevojshëm.

Nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit apo të plagosurit janë punonjës restoranti apo pushues, ndërsa kryebashkiaku i Palma de Mallorca ka shpallur 3 ditë zie.

Palma de Mallorca është një nga ishujt më të njohur të Spanjës, të cilin më shumë se 14 milionë turistë e vizituan vitin e kaluar, sipas shifrave zyrtare.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button