Aktualitet dhe Lajme

Rrëmbimi & vrasja e 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Share

Ishte data 22 Nëntor 2023, kur Pançe Zhezhovski, 74 vjeç, u rrëmbye nga shtëpia e tij në Veles të Shkupit. 4 ishin personat që i shkuan në shtëpi, e goditën fizikisht, e lidhën dhe e futën në bagazhin e makinës. Kur mbërritën në vendin e quajtur Rudnik, po në Veles, e nxorën e ekzekutuan për vdekje.

Makina e të moshuarit ishte shkaku kryesor përse ai u rrëmbye dhe u vra. Ky ishte hapi i parë i planit makabër.

Autorët Vlatko Keshishovi, Velibor Manevski, Bore Videvski dhe Lupço Palevskin-Pallço objektiv kishin tjetërkënd: 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska.

5 ditë më vonë, më 27 Nëntor 2027, me makinën e Zhezhovskit shkuan para ndërtesës ku jetonte 14-vjeçarja. Informacionet se kur do të dilte e mitura po i merrnin nga babai i saj, Aleksandar Gjorçevski.

Hapën me vidë derën kryesore të ndërtesës dhe sapo Vanja doli nga ashensori e kapën, e lidhën dhe e kërcënuan se nëse do të bërtiste do ta vrisnin. Pasi i mbuluan fytyrën e futën në makinë dhe shkuan në pranë fshatit Brazdë. Aty e ekzekutuan 14-vjeçaren me armë zjarri. Ekzekutori ishte Lupço Palevskin-Pallço.

Trupin e Vanjës e varrosën në një gropë që e kishin hapur më parë. Makinën e Zhezhovskit e dogjën.

Të gjitha këto detaje për vrasjen që tronditi Maqedoninë e Veriut vitin që lamë pas, u bënë publike nga Prokuroria e Shkupit. Siç raporton Klan Macedonia, organi i akuzës dorëzoi në gjykatë aktakuzën në ngarkim të 4 personave, 3 prej autorëve që rrëmbyen e vranë Vanjën dhe Zhezhovskin, si dhe ndaj babait të 14-vjeçares.

Sa i takon Lupço Palevskin-Pallço, personit që akuzohet si ekzekutor në të dyja vrasjet, procedurat vijojnë ende, pasi ai u ekstradua më datë 15 Maj nga Turqia. Atje ishte arratisur menjëherë pas krimit.

Teksa në materialin e prokurorisë të publikuar nga Klan Macedonia nuk jepet shkaku i vrasjes së 14-vjeçares, në kohën kur u zbulua krimi dyshimet ishin se rrëmbimi i saj ishte porositur nga i ati, me qëllim që t’i zhvaste para ish-bashkëshortes.

Trupi i Vanja Gjorçevska u zbulua më datë 4 Dhjetor të 2023-t.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button