Aktualitet dhe Lajme
I dënuari në burgun e Burrelit përfundon në spital pas 13 ditësh grevë urie

Prej 13 ditësh i dënuari Vladimir Hoxhaj me origjinë nga Malësia e Madhe i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel ndodhet në grevë urie. Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit. Nuk dihet gjendja shëndetësore ndërsa Hoxhaj vijon të qëndrojë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave për ta transferuar në IEVP Reç.
Lexo më tej: Në intubim te Trauma, Tonin Vocaj dhe Alket Shatro vizitojnë avokatin Sokol Mëngjesi
Huazuar nga Lapsi.al