Aktualitet dhe Lajme

‘Rithemelimi’ dhe PL sërish protestë para Bashkisë, Policia plan masash: Rrugët që bllokohen

Share

Rithemelimi i Sali Berishës së bashku me Partinë e Lirisë do të vijojnë edhe këtë të martë (4 qershor) protestën para Bashkisë së Tiranës.

Blutë e kryeqytetit kanë marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës që do të mbahet para Bashkisë në orën 10:00.

Në këtë kuadër, prej orës 09:30 do të jetë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë bashkisë. Rrugët që sugjeron Policia e Shtetit janë ato alternative; Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Marrja e masave ka ardhur si pasoje e protestave të mëparshme, ku në sheshin para bashkisë janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes se molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të godinës së bashkisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të medieve dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button