Aktualitet dhe Lajme

Rendiment i ulët, çmim i lartë. Fermerët në Divjakë e tregtojnë pataten me 70 Lekë

Share

13:08 24/05/2023

Për fermerët në Divjakë që kultivojnë pataten, ky sezon është i mbarë. Ndonëse rendimenti këtë vit është më i ulët për shkak se prodhimi u godit nga i ftohti dy muaj më parë fermerët janë të kënaqur me çmimin.

Ata po e tregtojnë deri me 70 Lekë/kilogrami një vlerë e kënaqshme për prodhuesit.

Një muaj më parë patatja tregtohej deri me 100 Lekë, një nga vlerat më të larta që fermerët e kanë tregtuar me shumicë këtë produkt.

Klan News

Të ngjashme




Huazuar nga TVKLAN

Një kafe nga ju!

Back to top button