VIDEO/Pamjet që bënë jehonë në mediat ndërkombëtare: Çfarë ndodhi në Gramsh? Protestë apo festë?!

Share

Pamjet e publikuara nga ekipi i zjarrfikësve në Gramsh dhe të tjera pamje të ngjashme janë bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ja çfarë shkruan Il Corriere della Sera, lidhur me pamjet: Në Gramsh të Shqipërisë, zjarrfikësit dolën në rrugë, në një ngjarje të pazakontë për të ndihmuar popullsinë të përballonte valën e të nxehtit.
Mjetet zjarrfikëse kaluan nëpër qytet duke hedhur ujë dhe duke krijuar freski, ndërsa temperaturat shkuan në 38 gradë. Shumë banorë dolën nga shtëpitë e tyre për t’u freskuar dhe, të shoqëruar nga muzika, shndërruan sheshin e qytetit në një festë të improvizuar. Episodi vjen ndërsa Evropa vazhdon të përballet me temperatura të jashtëzakonshme. Sipas programit Kopernik të Bashkimit Evropian, kontinenti është ai që ngrohet më shpejt në botë dhe nxehtësia ekstreme po përkeqëson zjarret dhe ngjarjet e tjera ekstreme klimatike.

Por çfarë ndodhi në Gramsh? Protestë apo festë?! Pamjet janë përcjellë me kureshtje dhe komente nga qytetarët e shumtë në rrjetet sociale.

Pushteti lokal dhe disa vullnetarëve holandezë kanë zgjedhur këtë formë për t’i përcjellë një mesazh sensibilizimi komunitetit në këto ditë të nxehta e përvëluese, nisur nga dëmet e shkaktuara një vit më parë prej zjarreve që dogjën pyjet e Gramshit. – “Ne po ju freskojmë me ujë, ju mos ndizni zjarre!” – iahte mesazhi sepse, pyjet u përkasin të gjithëve dhe për mbrojtjen e natyrës nevojitet ndërgjegjësimi dhe ndihma e çdo qytetari.


Start News

Reklama
Back to top button