Aktualitet dhe Lajme

Raporti për lirinë e shtypit në rajon, reagon Rama: Do ta analizojmë me kujdes!

Share

Kryeministri Rama ka reaguar pas raportit të publikuar sot nga “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e shtypit.

Në reagimin e tij Rama shprehet se, Shqipëria do ta analizojë me kujdes, do të zhvillojë konsultime si dhe do të ndërmarrë aksione të mëtejshme për të përmirësuar lirinë e medias, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.”, shkruan Rama në reagimin e tij.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button