Aktualitet dhe Lajme
Rama për Tina Turner: Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm


21:29 24/05/2023
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas vdekjes së ikonës së muzikës, Tina Turner.
“Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm”, shkruan kreu i qeverisë.
Ai ka shpërndarë edhe dy vargje nga teksti i një prej këngëve më të njohura të Tina Turner, “The Best”.
Legjenda e muzikës, e konsideruar si mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, u shua në moshën 83-vjeçare. Ajo humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.
Turner ishte e njohur për hitet dhe performancat e saj të jashtëzakonshme. (Lexo më shumë) /tvklan.al