fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Rama i hoqi kontrollin e Tiranës, Erion Veliaj nuk e fsheh mërzinë (VIDEO)

Share

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste po ndante krerët e qarqeve që do të drejtojnë fushatën elektorale në qarqe, duket se Erion Veliaj nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrin, për heqjen e kontrollit të plotë për qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e ka drejtuar fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në dy zgjedhjet e fundit, teksa vendimi i Ramës që këtë funksion ta ndajë me kryparlamentaren Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit Ogerta Manasterliu, duket se nuk e ka pritur mirë.

Teksa Rama ia komunikoi publikisht, kamerat u fokusuan tek Veliaj, i cili u shfaq i mërzitur.

“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i Bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu”, tha Rama.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button