Kryesia e re e PS dhe Sekretariati/ Rama propozon 14 kandidatë që do votohen në Asamble
Asambleja Kombëtare e PS-së do të zgjedhë sot anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariatin, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.
Për 10 vende vakante në Kryesinë e PS-së garojnë 14 emra, mes të cilëve përfshihen edhe Vangjel Tavo, kryebashkiaku i Himarës, si dhe ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu. Gjithashtu në garë përfshihen edhe deputetët Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi dhe Toni Gogu. Jashtë Kryesisë socialiste ngel ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ndërsa në listën e zonjave përfshihen ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministret Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Delina Ibrahimaj.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithsecili do të matet sipas detyrës, ajo do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga Asambleja, Sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve.
Në fjalën e tij, Kryeministri propozoi edhe dy nënkryetarë dhe Sekretarin e Asamblesë. Si kandidatë për zv.kryetarë të Asamblesë janë propozuar Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon, ndërsa për Sekretar Tonid Bejleri, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër.
Kandidatët për anëtarë kryesie
Burrat
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Pirro Vengu
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Zonjat
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimaj
Etlilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Klotilda Bushka
Sekretariati ekzekutiv
Blendi Klosi Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve
Evis Kushi Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi Sekretare për Programin
Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Roi Bashaj Sekretar për Rininë