Aktualitet dhe Lajme

QSUT, Inteligjenca Artificiale do ndihmojë të identifikojë më saktë kancerin e kolonit

Share

Në një kohë kur tumoret e zorrës së trashë janë në rritje në Shqipëri, në shërbimin e endoskopisë në QSUT është integruar për herë të parë Inteligjenca Artificiale e cila ndihmon në saktësimin e diagnozës. Gastrohepatologu Skerdi Prifti thotë se Inteligjenca Artificiale do ndihmojë të identifikojë më saktë kancerin e kolonit.

“Inteligjenca Artificiale që është implementuar në shërbimin e endoskopisë, i është vendosur pajisjeve të kolonoskopisë, pra ekzaminimit të zorrës së trashë dhe ajo ndihmon mjekun të zbulojë dhe identifikojë formacione polipoite qofshin benjinje apo malinje të zorrës trashë. Kjo na ndihmon që në momente të caktuara të kapim ato elemente patologjik që syrit të doktorit i shpëtojnë”, tha Skerdi Prifti, gastrohepatolog.

Sipas mjekëve kjo pajisje, e cila do të jetë diagnostikuese do ndihmojë edhe në ndjekjen e pacientit në vijim.

“Nuk është një ekzaminim që ka lidhje me skanerin dhe rezonancën, ka lidhej me kolonoskopinë që e kryen mjeku endoskopist që identifikon ndryshimet e zorrës së trashë. Inteligjenca Artificiale është krejt diagnostike. Tumoret e zorrës së trashë ne vendin tonë janë duke u rritur”, tha ai.

Nga afro 6500 raste me kancer në vit në Shqipëri, 6 % prej tyre janë tumore të zorrës së trashë./Tv Klan


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button