Dibër të MadheLOKALEOJQ dhe OJFPërditshmëriPersonalitete

Psikologu nga Dibra e Madhe, Erduan Kllobucishta

Ne mundemi

Share

Psikologu nga Dibra e Madhe: Korona do iki, jeta do vazhdoje te lulzojë…
Korona përpos që solli virusin si dëmtues për jetën e njeriut, ajo solli me vete dhe shumë gjëra të tjera.

Nxori atë që kishte brenda njeriut. Tregoi realitetin psikologjik që ne si psikolog kemi vite që flasim: jeta në të pandërgjegjshmen e njeriut. Në këtë periudhë njeriu shfaqi atë që e shqetëson, ai që heshte më parë, tani ka zë, ai që kishte zë tani ka heshtur.
Tani nuk flasim më për barazi gjinore siç flisnim. Nuk flasim për rritje rroge, por flasim a do qëndrojmë në punë apo jo. Tani nuk ka më diferenca kulturore, koncepti i globalizmit ka humbur për herë të parë kupolën e saj që quhet civilizim.
Tani nuk ka më dallime mes të pasurit dhe të varfërit. I pasuri dikur mburrej për pasurinë që kishte, i varfëri ishte pa identitet shoqëror. Po tani? çfarë ndodhi? Krejt janë njësoj. Para jetës qëndrojmë me frikëra, sepse frika nuk ka me trishtuese idenë se nje dite nuk do ekzistosh në këtë jetë. Pra jetë a vdekje. Frojdi dikur thoshte se qëllimi i jetës është të kuptojmë vdekjen.
Miqte e mi, nuk ka gjë më të bukur që në këto çaste të vështira të zbukurosh jetën me gjëra që të zbukurojnë momentin, që të zbukurojnë çastin. Shfrytëzo çdo moment që të bën të jesh vetja, që të bën të kthehesh tek vetja, që të bën të duash veten. Duaje veten pa kushte ashtu siç e do fëmijën pa kushte, që e mbron mos rrezohet, që e mbron mos lëndohet, bëje egon tënde fortesë kundrejt çdo negativizmi qe të imponon shoqëria.
Nëse ka trishtim më të madh në jetën tënde dije se ke qenë i dobët për ti thënë mendimeve të tua: “smundem’!
Ti mundesh, une mundem, Ne mundemi…
Korona do iki,
Dyert do hapen,
Jeta do vazhdoj sërisht të lulzoje…
Ju përqafoj miq…

Erduan Kllobucishta

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button