“PS rrezikoi qeverinë për Reformën në Drejtësi”/ Klosi: Njerëzit për këtë na votojnë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është shprehur se Reforma në Dretësi është votuar me iniciativën e PS.
Komentet Klosi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se PS rrezikoi mazhorancën për këtë reformë, pasi PL (atëherë LSI) e cila ishte në qeveri, nuk e donte këtë reformë sipas tij.
Ai tha gjithashtu se PS nuk ka asnjë qëllim që të kapë drejtësinë, përkundrazi sipas tij, kjo forcë politike nuk ka penguar asnjëherë hetimin e cilitdo të përfshirë në korrupsion.
“Prej shumë vitesh funksionon një grup anti-korrupsioni në administratën publike. Unë vetëm kam patur detyrën si ministër të shkarkoja njerëz që gjykoheshin nga sistemi i antikorrupsionit. Detyra e administratës publike është të ngushtojë hapësirat që bëhet korrupsion.
Ajo që sot ndodh është se çdo gjë mund të gjykohet. Nuk ka ndërhyrje të politikës në gjykim. Ka një hapësirë të krijuar nga kjo mazhorancë që çdo gjë mund të hetohet. Ju e quani negative, ndërsa njerëzit na besojnë ne se këtë e quajnë pozitive.
Ne rrezikuam mazhorancën për reformën në drejtësi, pasi edhe pjesë të mazhorancës së asaj kohe ishin kundra me fjalët më të rëndë ndaj reformës në drejtësi. E votuan me kokën poshtë e dorën lartë. I bindën ndërkombëtare”, tha Klosi./m.j
Huazuar nga Javanews.al