Kishin blerë 31 restorante dhe 2 hotele ne Firence/ Nën akuzë një shqiptar dhe një italian
Një shtetas italian dhe një shqiptar janë vënë në shënjestrën e Drejtorisë Antimafia të Prokurorisë së Firences. Ata akuzohen se janë bërë pjesë e një organizate kriminale që synon kryerjen e shmangies tatimore, përvetësimin e borxheve të paligjshme dhe pastrimit të parave. Shqiptari është identifikuar si Eluert Kamani, 40 vjeç.
Nën hetim është edhe ish-portieri i Napolit dhe Fiorentinës, Giuseppe Taglialatela i akuzuar se u kishte shitur 50% të aksioneve, kompanisë së lartpërmendur të dy të dyshuarve për 100 mijë euro, por kishin deklatuar një çmim formal me vetëm 9 mijë euro.
Autoritetet thonë se besohet që ata janë promotorët dhe organizatorët e një skeme që nga viti 2012 dhe kanë arritur të blejnë ose të marrin me qira 31 restorantesh, të vendosura kryesisht në qendrën historike të Firences, 2 hotele, por edhe makina me qira, një fabrikë birre në një investim total mbi 13 milionë euro.
Të ardhurat e paligjshme të akumuluara janë riinvestuar gjithashtu në mallra luksi dhe në blerjen e aksioneve të Ischia Calcio, një klub futbolli amator italian nga Campania. Operacioni u pasua nga kontrolle në 23 banesa në Bolonja, Rimini dhe Firence, por edhe në provincat e Firences, Livornos dhe Napolit.
Mediat italiane thonë se ka pasur bashkëpunim edhe me SPAK në Shqipëri që me koordinimin e Eurojust, urdhëroi kryerjen e bastisjeve në Vlorë, Tiranë, Durrrës dhe Elbasan. Emrat e personave ne hetim janë: Eluert Kamami, Alessandro Bigi, Albiona Ziaj, Gazment Kociu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Giuseppe Taglialatela, Eros Gjona, Orkes Kamami. ©LAPSI.al
Huazuar nga Lapsi.al