Aktualitet dhe Lajme

Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Share

Protestuesit e opozitës kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë Tiranë duke bërë që godina të përfshihet nga flakët. Siç duket nga pamjet, flakët kanë përfshirë hyrjen e institucionit.

Përshkallëzohet tubimi, protestuesit hedhin mollë dhe bojë të zezë në drejtim të bashkisë Tiranë

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të bashkisë.

Opozita, por edhe qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.
Përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë dhe mollë drejt Bashkisë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button