Aktualitet dhe Lajme

Kërcënoi një shtetas për t’i marrë pasurinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Share

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapi shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button