Protesta në Shkodër, Salianji mesazh nga burgu: Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me 0 tolerancë krimin e organizuar
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ndodhet në burg ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës, ditën e nesërme në Shkodër në orën 12:00.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji ka rikthyer në vëmendje një denoncim të bërë prej tij 7 vite më parë, lidhur po me një rast kriminal në qytetin e Shkodrës.
“Sidomos në Shkodër, në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës, ç’ka e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës.”, u shpreh asokohe demokrati.
Në videon e publikuar, Salianji shprehet se është e nevojshme një qeveri e cila lufton krimin e organizuar në vend.
“Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar.”, u shpreh Salianji 7 vite më parë.
Sakaq, kujtojmë se në Shkodër ndodhi një atentat në 30 tetor, në “Dobraç”, ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë. Pasi u sulmuan nga një breshëri plumbash, automjeti humbi kontrollin dhe përplasi çiftin Bashkim e Flutura Basha, që po kalonin në vendngjarje me motor.
Viktima nga kjo masakër ngelën shënjestrat, por gjithashtu në mënyrë të pafajshme dhe Flutura Basha. Bashkëshorti i saj gjendet në intubim në spital në gjendje të rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje, PD-ja ka organizuar protestë ditën e nesërme në qytetin e Shkodrës, në orën 12:00, me kërkesë sigurinë në vend.
Ervin Salianji në videon e publikuar:
Sidomos në Shkodër, në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës, ç’ka e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës.
Edhe kjo e sotmja, ende e pa zbuluar.
Vrasja e sotme, është në serinë e vrasjeve dhe rrembimeve të ditëve dhe javëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka pasur 6 viktima , 2 të zhdukur dhe 3 automjete të djegura.
Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn e nuk bën asnjë përçapje as për të shoqëruar autorët e këtyre veprave të rënda.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar .
PD garanton qytetarët se që ditën e parë të saj në pushtet do të nuisë shtypjen dhe çmontimin e bandave në çdo qytet ku ato operojnë.
Postimi i plotë i Ervin Salianjit:
Denoncim 7 vjet më parë, asgjë nuk ndryshon nëse nuk largojmë qeverinë e lidhur me krimin! Protesto nesër në 12:00 në #Shkodër!