Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri
Probleme në “Rrugën e Arbrit”, mbi 100 automjete të bllokuara nga bora dhe ngrica, asnjë ndërhyrje!
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2021/11/Rruga-e-Arbrit-2-780x470.jpeg)
Një situatë e vështirë është krijuar mbrëmje ne sotme në Rrugën e Arbrit, e hapur zyrtarisht sot.
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2021/11/Rruga-e-Arbrit-1-300x169.jpeg)
Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se sipas informacionit të marrë nga drejtuesit e mjeteve mbi 100 makina janë të bllokuara tek tuneli i Bypass-it në Qafë-Murriz si pasojë e bllokimit nga reshjet e borës, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë.
Asnjë ndihmë akoma për qytetarët e mbetur në rrugë dhe nuk shihet asnjë borëpastruese apo punonjës policie për të bërë të mundur lëvizjen e automjeteve.
/balkanweb.com