Aktualitet dhe Lajme

Prekëse/ Të moshuarin e përplas makina për vdekje, qeni ruan trupin e pajetë të pronarit

Share

ITALI– Fotoja e një qeni që qëndron pranë trupit të pajetë të pronarit të tij, është bërë virale në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për qenin me emrin Trovi, i cili po ruante trupin e pronarit të tij, që ishte mbuluar me një copë jeshile, pasi ishte përplasur për vdekje nga një ambulancë, teksa po shëtiste me dy qentë e tij në mbrëmje.

75-vjeçari Adriano Canzian ndërroi jetë në vend, bashke me qenin tjetër, ndërsa i vetmi i mbijetuar u qëndroi pranë derisa trupi u largua.

Dinamika e aksidentit po hetohet. Siç raporton Tgcom24, i moshuari duket se ka qenë duke nxjerrë për shëtitje qentë në zonën e shëtitjes së qenve pikërisht përballë vendkalimit të këmbësorëve, pranë një karburanti.

Dhe po ashtu duket se ambulanca ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe ka përplasur për vdekje 75-vjeçarin. Drejtuesi i mjetit të urgjencës është në gjendje shoku.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button