“1 mijë euro rroga dhe 50 euro bakshishe dita”, Rama ndan bisedën me kamarierët në Radhimë: Në Shqipëri nuk ka paga më të ulëta se në Greqi për turizmin

Share

Kryeministri Rama ka ndarë sot një video me ndjekësit në rrjetet sociale, ku bën një bashkëbisedim të shkurtër me kamarierët e një lokali në Radhimë.

Kryeministri i pyet për pagën dhe ata shprehen se marrin 1 mijë euro në muaj dhe bakshishet i mbajnë vetë. Rama shton se pagat e turizmit në Shqipëri nuk janë më të ulëta në Greqi.

“Dhe bakshishi mesatarisht 50€ dita. Tani o burra, Algoritmi në sulm me librin e shtëpisë në komente”, shkruan kryeministri përbri videos.

Biseda mes kryeministrit dhe tre kamarierëve:

Rama: Ndalova për një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimës së rilindur. Më erdhi një nga këta djemtë për të më sjellë kafen dhe e pyeta sa e keni pagën? Më tha 1000 euro. Sa e keni pagën?

Kamarierët: 1000 euro.

Rama: Bakshishet?

Kamarierët: I mbajmë vetë.

Rama: I Mbani vetë. Ja urdhëroni, këtu jemi në Lungomaren 4 në Radhimë, kush do ta verifikojë, le të vijë. Në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta se në Greqi, ndërkohë që taksat janë më të ulëta.


Start News

Reklama
Back to top button