fbpx
Aktualitet dhe Lajme

104 vjetori i Tiranës kryeqytet, akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve, bashkia harton një sërë aktivitetesh

Share

Për të shënuar 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, bashkia ka vendosur të organizojë të shtunën një seri aktivitetesh.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një intervistë, u shpreh se nga ora 10:00 deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin.

“Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104 vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Për sa i përket momentit më kryesor, do fillojë në datën 10 në orën 10:00 në Myslym Shyrin, ku deri në 22:00 do bllokohet nga lëvizja e makinave. Ajo që do doja të sqaroja është se duke nisur nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin do jetë i bllokuar”, tha Seferi.

Por për të kremtuar 104 vjetorin, Bashkia e Tiranës ka menduar për një sërë aktivitetesh, të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme. Në orën 14:00 të kësaj të shtune tha Seferi aktivitetet do i dedikohen fëmijëve, duke u pasur më pas me aktivitetet për të rinjtë. Edhe ditën e dielë do të ketë një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit.

“Në orën 14:00 do i dedikohet fëmijëve me aktivitetet të ndryshme, do mbillen pemë. Më pas do ketë aktivitetet me pjesëmarrjen e rinisë. Do jetë galeria e arteve të Tiranës dhe shumë institucione të tjera që po kontribojnë. Ky 104 vjetor festohet nga të gjithë. Në datën 11 shkurt, do bëhet një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit. Do jetë një festim shumë i veçantë i kryeqytetit tonë. Është edhe një moment reflektimi që ky kryeqytet të jetë kaq i mirë. Do u bëja thirrje qytetarëve të Tiranës ti bashkohen festimeve”, tha Seferi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button