Politologu Ardit Gjinali: “Mineralet e rralla”, momenti politik i ndryshimit pozitiv të kursit TRUMP-ZELENSKY

Share

Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një intervistë në emisionin e mbasdites “World News” në televizionin kombëtar “Klan News” mbi zhvillime të ndryshme ndërkombëtare përkatësisht në takimin zyrtar të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit të SHBA Donald TRUMP dhe atij Ukrainas Voludymir ZELENSKI.
Gjinali evokoi frymën e re pozitive të mbajtjes së vizitës përkatëse zyrtare duke nënvizuar vijimin e qasjes pozitive pas përkatësisht samitit të G7 në Evion, Francë dhe vendimet thelbësore të samitit të NATO të mbajtur në Ankara.
Duke nënvizuar frymën e re të marrëdhënies TRUMP-ZELENSKY, Gjinali solli në vëmendje ngjarjen kyçe që dërgoi në këtë erë të re të një marrëdhenieje politike komplekse në të shkuarën e afërt politike;- “Mineralet e rralla” , marrëveshja e nënshkruar mes SHBA-Ukrainë, një element strategjik dhe thelbësor për interesin kombëtar të SHBA, dërgoi drejtë një momenti të ri politik të konsolidimit të aleancës strategjike, konsolidim i shpërfaqur në ndryshimin efektiv të strategjisë dhe qëndrimit Amerikan ku liçensimi për bashkë-prodhimin e raketave “Patriot” përbën një zhvendosje tërësore pozitive të qëndrimit Amerikan kah ofensivës politiko-diplomatike, në frymën e një aleance perëndimore në konsolidim veçanërisht pas vendimeve të samitit të NATO në Ankara, Turqi.


starnews.al

Reklama
Back to top button