Po transportohej në Athinë pas komplikacioneve, nëna lind në helikopter
Një histori e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Karpathos, kur një grua shtatzënë kishte nevojë për një transport urgjent me helikopter në Athinë pasi pati komplikacione gjatw lindjes.
Mjeket e EKAV-it që transportuan gruan nga Karpathos në Athinë dhe gjatë transferimit sollën në jetë një vajzë të shëndetshme janë të prekur me heroizmin e tyre.
Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të natës, kur EKAV është thirrur për transportin urgjent të një gruaje shtatzënë me komplikacione nga Karpathos.
Për shkak të motit të keq, helikopteri nuk mundi të ulej në Rodos dhe as në Kretë.
Avioni C-27 më pas u drejtua për në aeroportin ushtarak të Elefsinës, duke tentuar një ulje të pasuksesshme.
Më në fund helikopteri u ul në “El Venizelos”, dhe gruaja u dërgua menjëherë në klinikë.
Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë./albeu.com