Aktualitet dhe Lajme

Po eksploronte zonën e Qafë Valbonës, turistja thyen këmbën, transportohet në spital

Share

Një turiste ka thyer këmbën duke eksploruar zonën e Qafë Valbonës. Në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.

Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri. Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, që po eksploronte zonën e Qafë-Valbonës. Ajo po transportohet për në spital për ndihmë mjekësore.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button