Aktualitet dhe Lajme

Po atë gocën e bëjmë dot?/ Zbardhen përgjimet, si punonjësi i Aeroportit të Rinasit lejoji të miturën të kalonte pa prokurën e njërit prind

Share

Janë zbardhur përgjimet e punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, ku mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, janë zbardhur përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu, ka lejuar edhe kalimin e një të mituri pa prokurën e njërit prind.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: “Mgjesi vlla”.

Briken: “Mirmgjes”.

Eneo: “Si u gdhive”.

Briken: “Mire mire. U vonova mrom se isha me një dark familjare”.

Eneo: “S’ka gjë vlla tak sot po qe i lire. Atë gocën sot e bëjmë dot”.

Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: “I dërgon pasaportën e shtetases E.Xh dhe B.Xh. Ca nr t’i them vlla”.

Briken: “Te 4”.

Eneo: “Po ngjitet vlla”.

Briken: Ok

Eneo: “Çdo gje ok vlla”.

Briken: “Ok”.

Eneo: “Rrofsh vlla”.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.XH, është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.XH, është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi, cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj, komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: “O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot”.

Briken: “Mir si je ti”.

Eneo: “Po mire shyqyr zotit”.

Briken: “Ktej jam”.

Eneo: “I marum nja 2 halle, t’bej tel mbasdite”.

Briken: “Ok pa merak”.

Eneo:  “Rrofsh. O vëlla nga je”?

Briken: “Te lagjia jam”.

Eneo: “Te dergoj ate djalin apo do te tak nesër bashk. Si e ke me mire”.

Briken: “Si ta kesh s’ka probl”.

Eneo:  “Me thuaj ti vëlla. Sot ten is 500 me atë nesër të bëj 1 vet”.

Briken: “Se kuptova”.

Eneo:  “Sot nis 500 me atë se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla”.

Briken: “Ok tak nesër mos e vrit mendjen”.

Eneo:  “Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla”.

Briken: “Ok”.

Eneo: “Po i them te vij aty”.

Briken: “Ok”.

Eneo:  “Po vjen 5 min është aty ka 600”.

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: “Nesër të bëj një 500 vëlla”.

Briken: “Ok vlla ngjohemi nesër”.

Eneo:  “Mire vëlla ma bej hallall se ashtu kam pas një problem. Dëgjohemi nesër natën”.

Briken: “Ok natën ngjohemi”.

Dt. 10.05.2023

Eneo: “Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjja do jesh pastaj. Te takohemi”?

Briken: “Si je vëlla Ca bon”.

Eneo:  “Hic vlla ngelem serviseve”.

Briken: “Kur do nisesh ti”.

Eneo: “Une nga ora 8 pak a shume”.

Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh

Briken: “Ok”.

Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: “Mgjes vlla. Si u gdhive”.

Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: “Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet”.

Briken:  “Ja per pak po shkoj unë. Te them unë”.

Eneo: “Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla”.

Briken: “Ok te vije. Te 4”.

Eneo: “Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases K.Xh”.

Briken: “Ok”.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se K.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga të dhënat e sistemit TIMS nuk provohet problematika që ka kjo shtetase, por dyshohet që ajo ka kaluar ditët e qëndrimit dhe për verifikimin e faktit nevojitet, pyetja e shtetases dhe këqyrja vulave te pasaportës së udhëtimit.

 

 

 

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button