Aktualitet dhe Lajme

Meloni nesër në Shqipëri/ E shoqëruar nga Rama do të vizitojë qendrat e pritjes së emigrantëve

Share

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ditën e nesëme pritet të vizitojë Shqipërinë. Lajmi për vizitën e saj është konfirmuar nga qeveria italiane pak ditë më parë. Meloni gjatë vizitës së saj në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë të përbashkët me Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, në orën 12:20, në zonat që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e emigracionit.

Kjo vizitë e Melonit vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë dhe punimet për kampin e emigranteve që do të sistemohen në Shëngjin në kuadër të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pritet që veç takimit me kryeministrin Edi Rama, Meloni të inspektojë dy qendrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës ku kanë nisur punimet prej gati dy muajsh. Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button