Aktualitet dhe Lajme

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, arrestohet shqiptari në Itali

Share

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button