Aktualitet dhe Lajme
Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
Digjet në portin e Sarandës një anije.
Mësohet se anija “Santa” është trageti që bën linjën Sarandë Korfuz.
Kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje.
Nuk dihet shkaku i zjarrit.
Trageti “Santa” është e kompanisë IONIAN SEAWAYS.
Mësohet gjithashtu se anija nuk kishte njerëz në bord.