Aktualitet dhe Lajme

Pas reshjeve të dëborës, nisin ngricat në Dibër, probleme në qarkullimin e mjeteve, mijra banorë pa energji

Share

Mbrëmjen e djehsme, janë ndërprerë reshjet e borës në të gjithë Qarkun Dibër, ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Raportohet se problematike situata mbetet në zonat rurale, të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës, ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj-Burrel- Klos është e kalueshme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit.

Rruga Bulqizë – Peshkopi është e kalueshme, ajo Peshkopi – Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi, bëhet vetëm me zinxhirë.

Reshjet e dëborës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike, duke lënë mijëra banorë pa energji.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button