Aktualitet dhe Lajme
Parashikimi i motit 29 Mars 2024, kthjellime dhe vranësira
Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesditës, kur priten kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit.
Parashikohet që pasditja dhe në vijim, të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.