fbpx
Aktualitet dhe Lajme

I vunë tritol në derë të shtëpisë, flet pronari: Nuk kam pasur asnjë problem

Share

Mbrëmjen e djeshme, në derën e shtëpisë së Filip Dodajt në Bushat, është vendosur tritol. Si pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ai tha se ka parë në kamera gjithçka dhe se aty duket një person me maskë.

Pronari i banesës të cili i vunë tritol në portën e jashtme, Filip Dodaj, ka thënë për mediat se nuk ka probleme me asnjë njeri dhe nuk e di se kush mund të jetë autori.

Ai tregoi se kamerat kanë fiksuar një person të maskuar. Dodaj tha se në shtëpi jeton me babain dhe gruan, ndërsa fëmijët i ka jashtë.

“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button