fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi/ Ditë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 31 gradë

Share

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 11 deri 27°C
-në zonat e ulëta 12 deri 31°C
-në zonat bregdetare 16 deri 30°C



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button