fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme

Share

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se mund të vijë një moment që të përfshihet në politikë. Në një konferencë për shtyp, Malltezi tha se kjo gjë mund të ndodhë, si një formë qëndrese ndaj padrejtësisë që po ndodh me procesin ndaj të atit. Sipas Malltezit nëse është e nevojshme do e mendojë si formë qëndrese edhe përfshirjen në PD

“Nuk ka pasur ndryshimi në atë çfarë kam thënë më parë. Shpresoj që situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore. Do të qëndroj nëse mendoj se është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht po qëndroj në këtë formë, por më vonë mund të qëndroj duke marrë vendime të tjera drejt politikës,” tha Malltezi.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button