Aktualitet dhe Lajme

PAMJET/ Helikopteri “Cougar” ndërhyn për shuarjen e zjarrit në Shkodër

Share

Një helikopter Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave Ajrore të Shqipërisë janë mobilizuar për shuarjen e një zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ditën e sotme, në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.

Raportohet se menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.

Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Sakaq, forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit.

“Live nga ndërhyrja e helikopterit Cougar, i cili ka bërë që situata e zjarrit në lagjen Qafhardhi në Shkodër të përmirësohet. Me hedhjen e ujit nga ajri, flakët tashmë janë nën kontroll. Operacioni vijon për izolimin e plotë të tij, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi” – shkroi ministri Peleshi në rrjetet sociale. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button