fbpx
Aktualitet dhe Lajme

“O Belind, edhe unë të isha përballë teje do të mundja” – Prurja e re në PS tallet me Këlliçin

Share

Një nga prurjet e reja në PS, Ilva Gjuzi, që është zgjedhur së fundmi zv.kryetare e Asamblesë së PS-së, ironizoi drejtuesin politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, teksa i tha këtij të fundit se ishte humbës në zgjedhje dhe se do e kishte mundur edhe ajo vetë.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, dyshja debatuan mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe mbi ato parlamentare të vitit 2025. Këlliçi iu përgjigj Gjuzit duke i thënë se kishte humbur përballë shtabit elektoral të kompanisë 5D, gjysm e të cilëve janë në burg e pjesa tjetër pritet të shkojnë.

Këlliçi: Që të pretendosh se PD-ja nuk votohet në këtë vend se nuk ka program…

Gjuzi: Ky nuk është pretendim, ky është fakt Belind.

Këlliçi: Përballë “të hënksha zemrën” këngës tallava të Edi Ramës, ne kishim programin më të detajuar..

Gjuzi: O Belind ti je i pari që ke humbur, nëse flasim midis meje dhe teje, ti ke humbur, ti vjen me beteja të humbura.

Këlliçi: Patjetër, kam humbur me shtabin elektoral të 5D që janë gjysma në burg dhe gjysma tjetër po shkojnë në burg, pa merak, këtu do jemi.

Gjuzi: Belind, jo Erion Veliaj por dhe unë po të isha përballë teje do të mundja.

Këlliçi: Patjetër, as diskutohet. Bravo.

Fevziu: Do e mundje Belindin?

Gjuzi: Patjetër!

Armand Shkullaku: Patjetër se i cakton votat vetë…Do fitonte znj.Gjuzi mendon ti? Znj.Gjuzi nuk e dinte që do bëhej nënkryetare e Asamblesë.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button