fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin

Share

Është rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

Raportohet se Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Berishën dhe Malltezin.

Si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

SPAK mori të pandehur përpara dy ditësh Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Berisha është nën akuzë për korrupsion pasiv. Ndërsa, dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button