Njihet si ”mbreti” i tryezave festive, gjeli i detit ka filluar të rezervohet që tani
Edhe pse jemi një muaj deri në natën e ndërrimit të viteve, gjeli i detit, që njihet si “mbreti” i tryezave festive, ka filluar të rezervohet që tani.
Fermerët e Baldushkut thonë se porositë e para i kanë marrë.
‘’Sigurisht që kanë nisur. Unë i kam bërë porositë e mia, deri tani i kam të porositura 50 copë’’.
Rezervimet për gjelat e detit aktualisht po i marrin me çmimin e vitit të kaluar.
Fermerët shprehen se rritja e kostove të ushqimit dhe mbikëqyrjes së shpendëve, ka shkaktuar një ngarkesë të madhe financiare për ata që merren me rritjen e gjelave të detit.
‘’Pulat e Detit rriten me misër, me brumë. Sigurisht kanë një kosto shumë të lartë’’.
Duke parë këtë situatë duket se çmimi i gjelit të detit nuk pritet të ndryshojë deri në fund të këtij viti, të paktën për ata që janë të kënaqur me çmimet aktuale.