Aktualitet dhe Lajme
Dëbora mbulon juglindjen, trashësia arrin deri në 15 cm në Voskopojë dhe Dardhë
Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në juglindje të Shqipërisë, duke sjellë trashësi deri në 15 cm në fshatrat Dardhë dhe Voskopojë.
Në akset nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, dëbora ka arritur nga 5 deri në 10 cm. Grupet e punës janë në terren, duke vijuar pastrimin dhe kriposjen e rrugëve për të garantuar qarkullimin.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore për të shmangur incidentet në rrugët me dëborë.