Aktualitet dhe Lajme
Nisin tensionet dhe kaosi në Parlament, deputetët e opozitës rrethojnë foltoren me pankarta
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/01/bf23e745-fcb7-47f9-900e-8f62fed46c09-780x470.jpeg)
Ka nisur sesioni i ri parlamentar në vend, ndërsa deputetët e opozitës janë mbledhur para foltores me pankarta në duar .
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i kërkon kryeparlametare, Lindita Nikolla që të nxjerrë jashtë sallës gardën.
Ne momentin e himnit, zhurma është ndalur dhe ka nisur sërish menjëherë më pas.
Kujtojmë që të pranishëm në sallë është edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadori i Gjermanisë.