fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Kaosi në Kuvend, Begaj nga Presidenca: Vendi përballë sfidave të mëdha, Shqipërisë i duhet një debat konstruktiv në Parlament

Share

Pasi nuk mundi të mbante fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, për shkak se u pengua nga opozita, Presidenti Begaj ka folur nga Presidenca.

Ai u shpreh se çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë.

Kjo gjë nuk ndodhi, pazi opozita vijoji me skenarin e saj për të krijuar kaos dhe për të penguar punën e mazhorancës.

Megjithatë, Begaj i bën thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Begaj: Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe kombëtar.

Kreu i Shtetit bëri thirrje që Kuvendi të përdoret për dialog parlamentar, shkëmbim idesh dhe diskutime konstruktive mes pozitës dhe opozitës.

Begaj: Kuvendi është hapësira e debateteve ku profesionistë të ndryshëm, media, student, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen.

Ai thekson se Kuvendi ka nevojë për opozitën, ka nevojë për zërin e saj, argumentat e saj, si dhe përballjen në debate me ide dhe fakte. Më tej, Presidenti kërkoi që interesat partiake mos bëhen pengesë për zhvillimin e vendit si dhe mos pengojnë integrimin.

Begaj: Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin social- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE. Ky sesion parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA. Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA. Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button