Aktualitet dhe Lajme
Ngjarje e rëndë në Patos/ 20-vjeçari vetëhidhet nga pallati, ndërron jetë

Një person i seksit mashkull është vetëhedhur mbrëmjen e sotme nga pallati ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është një 20-vjeçar, thonë burime informacioni nga Patosi, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Rreth orës 21:40, në Patos, Fier, shtetasi R. M., rreth 20 vjeç, i cili vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
The post Ngjarje e rëndë në Patos/ 20-vjeçari vetëhidhet nga pallati, ndërron jetë appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com