Nga Sefedin Ahmati, tregu punës dhe arsimi.
Shkollimi dhe arsimi jane dy aspekte thelbesore te zhvillimit te nje vendi dhe te nje shoqerie ne teresi.
Ne Shqiperi, si ne shume vende te tjera, ka ende shume sfida dhe sfidat e arsimit dhe shkollimit jane te medha, sidomos ne fushen e pregatitjes te studenteve per tregun e punes dhe per jeten e tyre ne pergjithesi.
Personalisht mendoj se ne Shqiperi, te pakten 40-50% e studentëve duhet te studiojne lendet tradicionale ne shkolla dhe universitete, si historia, gjuhet, matematika dhe shkencat mjeksore etj.
Keto lende jane te rendesishme per te kuptuar thellsisht historine, kulturen dhe shkencen e botes.
Edhe pse disa njerez mund te mendojne se keto lende jane te vjeteuara dhe te panevojshme, ata mbeten thelbesore per zhvillimin e nje shoqerie dhe nje mendimi te zgjuar dhe te thell.
Megjithate, ne ditet e sotme, kerkesat e tregut te punes kan ndryshuar shume.
Ne vend qe te kerkohet nje diplome ne histori ose matematike, shum kompani kerkojne punerore qe kane njohuri dhe aftesi ne administrimin e biznesit dhe te financave.
Prandaj, personalisht do isha i mendimit qe 40-60% e nxenesve nga shkolla e mesme deri ne doktorature duhet tju rekomandohet, dhe te stimulohen qe te studiojne komplet paketen e administrim biznesit ne menyre te thelluar.
Kjo do te ndihmonte ne sigurimin e nje shkalle me te lart te njohurive dhe aftesive per tregun e punes dhe per zhvillimin personal, dhe duke shtuar me tej pamvaresine personale te individeve, dhe krijimin e ideve te reja qe do i pershtaten tregut.
Por kushti kryesor qe do doja qe te ishte, keto leksione te jepen nga biznesmen te testuar, ku ato mund te sjellin nje prespektive dhe motivim tjeter ndaj biznesit te vertet, gje qe te cilen nuk mund ta ofrojne pedagoget qe perdorin transport publik per te shkuar ne leksione biznesi.
Besoj qe shume veta do pajtohen me mua ne kete kontekst, pasi besoj qe kemi pare mjaftueshem kamarjer dhe banakjer me diploma juristi dhe ekonomisti, dhe mjaftueshem punetor administrate qe aftesite e tyre lejn shume per te deshiruar.
Nje tjeter aspekt i rendesishem eshte qe te motivohet rinia ne vend per te arritur sukses konkrete, dhe per te shfrytezuar potencialet e tyre te plota ne Shqiperi, pa pasur nevoje qe te shohin jasht vendit.
Besoj qe kjo do te mundesonte shume mundesi progresi per vendin dhe per ata qe duan te behen kreativ dhe te ndryshojn vendin me idete5 e tyre.
S.A