Aktualitet dhe Lajme

“Në të njëjtën rrugë si Ahmetaj”, analisti Sulo tregon arsyen: Ja përse u shkarkua Gjiknuri

Share

Pjesë nga diskutimi në studio:

Arion Sulo: Mirë që bëhet mbledhja që nuk dihet as agjendë, as rend dite. Analizë për zgjedhje, analizë për qarqe, por asgjë nuk u zhvillua, ka qenë një mbledhje me kokën e Ramës. Çdo mbledhje.Rama është kryeministër, ka detyrim të japë shpjegime.

Dritan Hila: E ka gjë detyrim të japë shpjegim? Nuk e ke idenë se si funksion me ligj.

Arion Sulo: Jo me ligj, por statuti

Dritan Hila: Duhet të jesh i saktë sepse të ndihmon edhe profesionalisht.

Arion Sulo: Kanë dëshpërim të madh. Gjiknuri ka dalë njësoj si Ahmetaj që Klodian Zoto i ka paguar dy hotele. Pra për të njëjtat gjëra që u shpall urdhër arresti për Ahmetajt është edhe Gjiknuri dhe Rama po e lëshon që të shpëtojë. Por nuk shpëton dot.

Arion Sulo: Rama është në vështirësi të madhe, pasi nuk ka më një program të vetë. Sot kemi një ndjekje të dosjeve të SPAK, ndaj kujt i del emri, të ikin. Po mirë i shpalle këto armiq, por kjo dosja nuk të shpëton. I bëre zgjedhjet e reja psh, por kjo nuk të mjafton. Nuk mjafton tamponi, por ka shpërthyer diga.

Fatos Lubonja: Ky (Rama) ka në kontroll të gjitha. Heq Gjiknurin, dhe atë e këtë, por që i heq ky kuptohet tamam. Pse se votuan këtë vendim?! Çfarë po ndodh me SPAK? Duket se nuk e mbyll dot këtë hemorragji. Janë hamendjet që do të ngremë këtu, koha do t’i provojë se ku do të shkojë SPAK. Rama po bën propagandë, sikur ka ndryshime në qeveri. Por ideja ime është se e vërteta del nuk mbulohet dot. Zullumi është trashur aq shumë sa këputet. Rama është kapo, këta të tjerët ikin e zëvendësohen. A ka ndryshuar ndonjë gjë në këtë qeveri?


Huazuar nga Start News

Back to top button