Aktualitet dhe Lajme

Në nder të Papa Françeskut: Krerët fetarë shqiptarë bashkohen në Vatikan

Share

Krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili është përcjellë të shtunën në banesën e fundit.

Mesazhi që përcjellin fotot e 4 krerëve të komuniteteve fetare së bashku, është bashkëjetesa fetare, toleranca, një vlerë që ruhet dhe respektohet ndër shekuj.

Nuk është hera e parë që krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare bëhen bashkë në kauza apo ceremoni të tilla.

Ata u bënë shembulli në botë për herë të parë në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Francë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button