Aktualitet dhe Lajme

“Ndeshje shumë e mirë”, Mario Mitaj konfirmon interesimin e Juventusit: E dija

Share

Shqipëria humbi 1 me 0 miqësoren në transfertën e Suedisë. Pas takimit u shpreh për SuperSport, Mario Mitaj.

“Besoj ishte ndeshje shumë e mirë për ne. Pavarësisht rezultatit, mund të kishim marrë më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen nga skuadra”, u shpreh fillimisht Mitaj.

Mos duhet të tentosh më shumë për sulmin? “Bëj atë që më kërkon trajneri. Nuk është se nuk do, po kur më thotë trajneri duhet të fokusohesh më shumë te ana mbrojtëse, atë duhet të bëj. Sot dola 3 herë”.

Interesim nga Juventus? “Unë e dija që do vinin skautë nga Juventus. Nuk kam asnjë lajmërim tjetër, dua të luaj futboll dhe të kënaqem”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button