Aktualitet dhe Lajme

Ndërron jetë, drejtori i përgjithshëm i “Reporterëve pa Kufij”

Share

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, Christopher Deloire, drejtori i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij (RSF). Lajmin për vdekjen e tij e dha organizata që mbron lirinë e shtypit në mbarë botën.

Gazetari francez vdiq nga “komplikimet e një kanceri galopant”, tha RSF në një deklaratë për shtyp, shkrujanë mediat e huaja.

Deloire ka qenë në detyrë që nga viti 2012 dhe e ka “transformuar këtë shoqatë në një kampion global për mbrojtjen e gazetarisë gjatë dymbëdhjetë viteve”, shprehet RSF.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button